Krishtlindjet në Vatikan, Papa Leo: Festë besimi, bamirësie dhe shprese

25.12.2025 13:46

Festimet e Krishtlindjeve janë në kulmin e tyre anembanë botës...

Festimet e Krishtlindjeve janë në kulmin e tyre anembanë botës, duke ofruar një gamë të gjerë traditash dhe shërbimesh. Nga babagjyshat  që bëjnë ski uji në ShBA dhe mesha me Papa Leonin XIV në Vatikan, deri te hedhja e copave gjigante të mishit në turmat e Londrës, gëzimi i festës është i pranishëm kudo.

Këto ngjarje theksojnë diversitetin e mënyrave se si njerëzit shënojnë këtë festë të rëndësishme.

Papa Leo pohoi se si “Lindja e Jezusit rigjallëron tek ne “dhuratën dhe detyrën e sjelljes së shpresës kudo që shpresa është humbur”, sepse “me të, gëzimi lulëzon; me të, jeta ndryshon; me të, shpresa nuk zhgënjen””.

Leone XIV na fton të “admirojmë urtësinë e Krishtlindjeve”: “Përballë dhunës dhe shtypjes, në Jezusin fëmijë, Zoti i jep botës një jetë të re: të tijën, për të gjithë”

Gati 250 kardinalë, peshkopë dhe priftërinj u bashkuan  në liturgjinë solemne me Papën në Altarin Qendror të Rrëfimit.

Në përfundim, Papa i inkurajoi të gjithë të përjetojnë dhe të ndajnë “gëzimin e Krishtlindjes, që është një festë besimi, bamirësie dhe shprese”.

Në besim shohim se si “Zoti bëhet njeri, i lindur nga Virgjëresha”, ndërsa në bamirësi përjetojmë se si “dhurata e Birit shërbyes realizohet në vetëdhënien vëllazërore”.

Dhe ne festojmë shpresën e Krishtlindjes, ndërsa “Fëmija Jezus e ndez atë brenda nesh, duke na bërë lajmëtarë të paqes”.