Maqedoni
Testimi esktern prej 2-10 qershor, nxënësit ankohen për materialin e shumtë
31.05.2015 13:38
Po afrohen ditët për testimin esktern. Të gjithë nxënësit prej klasës së katërt të arsimit fillor e deri te nxënësit e vitit të tretë të arsimit të mesëm janë duke u përgatitur për testim...

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të duhet ti nënshtrohen testimit esktern i cili është obligativ për ta , prej 2 deri më 10 qershor.
Ata thonë se përballën me vështirësi gjatë mësimit të pyetjeve, sepse, sipas tyre, pyetjet të cilat janë publikuar janë të shumta dhe se në disa raste kanë pyetje të cilët fare nuk i kanë hasur gjatë vitit shkollor.
“Kemi vështërësi si për shembull në lëndën e historisë disa pyetje nuk janë të përkthyera mirë, disa janë në gjuhën turke disa janë përkthyera keq që ne nuk i kuptojm”
“Më vështirë është lënda inovacione që ne ne këtë vit shkollor nuk kemi pasur as libra as materijal tjetër për të mësuar. Ne për këtë lënd kemi vetëm disa fletushka në të cilën marrim mësime prej aty dhe as arsimtarë nuk din mirë që çfarë të na japë se është lëndë e re dhe aty kishin disa pyetje që ne nuk i kuptonim hic. Nëse na bjen ajo do të hasim vërtet në vështërësi sepse ende asnjë pyetje nuk kemi të sakt”, tonë nxënësit.
Përfqësuesit e shkollave fillore dhe të mesme, përveç disa mungesave teknike, në përgjithësi, të gjithë janë të gatshëm për testimin ekstern. Nxënësit e shkollave fillore do ti nënshtrohen testimit ekstern në dy lëndë. Ata do të kenë 30 pyetje për secilën lëndë. Arsimtarët thonë se nxënësit janë të përgatitur megjithëse shpesh rezultatet e testimit ekstern nuk përputhen me notat në ditar.
"Si shkollë jemi pëgaditur për testimin esktern. Teknikisht këtë vitë pak në mungojnë disa mausa dhe disa tastatura kështu që duhet ti kompletojmë këto ditë,sepse është vështirë mirëmbajtja e mjeteve teknike që i kemi, kështu që kemi pak problem”, tha Agim Ramadani, arsimtar në sh. f. “Adem Jashari”.
“Ka disa raste që nuk është përputhur nota e testimit ekstern me atë të ditarit. Ka raste kur nxënësit kanë pasur nga ana e arsimtarit notë më të ulët dhe ka mar notë për 2 ose 3 note më shumë në testimin ekstern.Kështu që mund të themë se nuk është edhe aq reale. Nuk ka instrument tjetër e mirë për pos mësuesi që mund të vlersojë punën e nxënësëve”, tha Blerim Livoreka, arsimtar në sh.f. “Adem Jashari”.
“Sikurse edhe vitet e kaluara pyetjen janë në numër më të madhë por vetë pyetjet e testit janë 30. Në këto materijale që i kemi ne që ka afër 250 deri më 300 pyetje për një lëndë janë pyetje jo vetëm të materijalit të klasës 8 por ka materijale edhe nga klasa e 6 dhe nga klasa 7”, tha Lirie Shabanai arsimtare në sh. f. “Adem Jashari”.
Njësoj si vitet e kaluara, edhe këtë vit disa lëndë në testimin ekstern do të jenë me përgjigje alternative, por ka edhe pyetje për të cilat nxënësi duhet të përgjigjet më detajisht.
Nxënësit dhe arsimtarët shpresojnë se këtë vit do të tejkalohen problemet e viteve të kaluara që kishin të bëjnë me gabimet në përkthim, formulimit të pyetjeve dhe pyetje të cilat nxënësit nuk i kishin hasur gjatë procesit mësimor. Rezultatet e testimit esktern do të publikohen gjat muajit qershor.
REXHEP QAMILI
