FSSh: Do të rriten çmimet për shërbimet specialistike
Drejtori i Fondit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski....

Drejtori i Fondit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, njoftoi se pas dhjetë vjetësh është vendosur të rriten çmimet për paketën bazë specialistike dhe paketën interniste. Çmimi për paketën specialistike është rritur nga 380 denarë në 720 denarë. Ky vendim do të sjellë një efekt neto prej rreth 1 miliard denarë në vit për institucionet shëndetësore, me 80% të ndikimit në sektorin publik dhe 20% në sektorin privat.
“Pas një kohe prej dhjetë vitesh vendosëm të rrisim çmimet për paketën bazë specialistike dhe paketën interniste. Më lejoni të them se paketa specialistike, sipas listës së çmimeve të fondit, ishte 380 denarë dhe ishte një çmim dhjetëvjeçar. Tani rritja do të jetë 720 denarë. Efekti neto i këtij vendimi për institucionet shëndetësore do të jetë rreth 1 miliard denarë në vit, 80% në sektorin publik, 20% në sektorin privat.”, - deklaroi drejtori i FSSh-së, Sasho Klekovski.
