Maqedoni
Pushimet verore po afrohen, këtë vit më pak qytetarë të interesuar
31.05.2015 13:58
Vera po afrohet. Agjencitë turistike tashmë kanë filluar me oferatat e tuyre për shumë destinacione bregdetare...

Vera po afrohet. Agjencitë turistike tashmë kanë filluar me oferatat e tuyre për shumë destinacione bregdetare, që nga ofertat e lira në vendet fqinje e deri tek destiancionet më luksoze.
Derisa pak vite më parë ishin vendet e largëta ato çë ofronin paketa ekskluzive, viteve të fundit paketa te tilla me çmime mjaft të leverdisshme, ofron edhe bregdeti Shqiptar. Por mbeten edhe top destinacionet per pushime me oferat për Mal të Zi , Greqi e Turqi, me çmime të kapshme për xhepin tonë.
“Sipas standardit tonë më e kapshmja është Shqipëria ,Greqia ,çmimet janë më të lira,po kemi Ulqinin por vjen edhe Turqia sepse këtë verë ka çmime speciale për në Turqi , ka prej muajit Qershor tek hotelet me pesë yje ka zbritje dmth nëse bën rezervim më herët zbritjet janë më të mëdha, tani për tani është 30 % zbritja nëse rezervon prej tash . Çmiemt fillojnë 300 euro për 7 net aty janë të përfshirë akomodimi në hotel, transferi deri në hotel dhe bileta e avionit. Çmimet për në Shqipëri kemi në shkëmbin e kavajës 15 euro është mëngjes drekë edhe darkë ëshët në vijën e parë të detit, plazhi ëshët privat, nëse janë cifte ka edhe aty zbritje fëmijet deri në 3 vjet nuk paguajnë fare”, tha Liridona Aliu, puntore në agjenci turistike.
Por edhe pos ofertave të shumta nga agjencit turistike, këtë vit qytetarët shprehen më pak të interesuar.
Mungesa e mjeteve financiare është shkaku kryesor që një pjesë e qytetarëve nuk do të mund të bëjnë pushime verore.
Disa nga qytetarët e anketuar thonë se kriza në vend ka ndikuar që ata të heqin dorë nga planet për pushime.
“Çfarë pushimi as i punësuar as azgjë, ska para me mbajt shtëpinë e leje më për në pushim”
“Çfarë pushimi në këtë situatë”
“Jo nuk kam planifikuar, por planifikoj nëse më jepni të holla”, thonë qytetarët.
Nga agjencitë turistike shpresojnë se me kalimin e ditëve interesimi i qytetarëve për të planifikuar pushimet do të rritet edhe pse sinjalet e para janë të dukshme dhe jo shpresëdhënëse.
Por shifrat e agjencive turistike mund të mos jenë të sakta sepse shumë qytetarë të Maqedonisë preferojnë të shkojnë vetë deri në qytetet perla të bregdetit Shqiptar apo në Ulqin dhe Greqi, pasi gjejnë akomodimeme të lira sesa ato që ofrohen nga agjencitë.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
