KShZ: Zeqirja Tairi zëvendëson Bekim Salin

25.12.2025 18:27

Pas emërimit të Bekim Sali, për zëvendëskryeministër...

Pas emërimit të Bekim Sali, për zëvendëskryeministër  është liruar një mandat në Kuvend. Në vend të tij funksionin do ta marrë Zeqirja Tairi. KShZ-ja ka vërtetuar mandatin e Tairit, duke e dorëzuar për miratim në Kuvend.

“Bekim Sali deputet në Kuvend, i zgjedhur nga lista e kandidatëve për deputetë në njësinë e parë zgjedhore, e dorëzuar nga Koalicioni VLEN, iu ndërpre mandati i deputetit. Sipas procedurës së zbatuar, konstatojmë se deputeti i Kuvendit bëhet kandidati Zeqirja Tairi nga lista e kandidatëve për deputetë në Kuvend në njësinë e parë zgjedhore të Koalicionit VLEN. KShZ-ja në përputhje me kodin zgjedhor jep vërtetimin për deputet, i cili iu dha kandidatit Tairi. Vendimi i tillë i dorëzohet Kuvendit për ta vërtetuar mandatin e deputetit për kandidatin në fjalë.”, - deklaroi kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko.