Mavrovë dhe Rostushe, Ahmeti: Në program kemi 30 projekte

25.12.2025 19:07

Komuna e Mavrovës dhe Rostushes...

Komuna e Mavrovës dhe Rostushes me mbi 40 vendbanime ka mungesa të shumta, vlerëson kandidati i LSDM-së për kryetar të kësaj komune, Anes Ahmeti.

Ai thotë se programi i tij parazgjedhor parasheh mbi 30 projekte, si ndërtimi i rrjetit të ujësjellësve, kanalizimeve, apo infrastrukturë rrugore.

“Komuna Mavrovë Rostushe megjithate është një nga komunat më të mëdha me teritor dhe ka mbi 40 vendbanime. Të gjitha këto kanë mungesa të caktuara, më vjen keq që ende flasim për mungesa të llojit, ujësjellës, apo kanalizime. Prandaj programi ynë është me mbi 30 projekte. Megjithate pohojmë se të njejtit janë real.” – tha Anes Ahmeti, kandidat i LSDM-së për kryetar të Movrovë-Rostushes.

Me implementimin e këtyre projekteve do të përmirësohej ndjeshëm jeta e banorëve të komunës Mavrovë dhe Rostushe, thotë Ahmeti, i cili beson se kjo komunë edhe pas 11 janarit do të vazhdojë të qeveriset nga LSDM. (Gyltene Sinani, TVM2)