Komuna Mavrovë dhe Rostushe, Jakuposki: Turizmi, sektori më i rëndësishëm
Kandidati i VMRO DPMNE-së për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushes, Oner Jakuposki...

Kandidati i VMRO DPMNE-së për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushes, Oner Jakuposki, duke shpalosur programin e tij, thotë se ai përmban projekte të shumta infrastrukturore, por edhe përkrahje të sektorit të turizmit, ku bën pjesë edhe parku nacional Mavrovë, pasi 93% e teritorit të kësaj komune është park nacional.
“Në pjesën e programit tim katër vjeçarë kemi projekte konkrete precize, në pjesën e rrugëve lokale, ujësjellësve, në pjesën e infrastrukturës që duhet të jetë bazë për zhvillimin e turizmit sepse pjesa më e fuqishme sipas meje e Mavrovës dhe Rostushes është zhvillimi i turizmit. Ajo që për ne është obligim si pushtet i ardhëshëm lokal është të krijojmë parakushte për zhvillimin e turizmit.” – tha Kandidati i VMRO-së për Kryetarë të Mavrovës dhe Rostushes, Oner Jakuposki.
Jakuposki njëherit thotë se në tetë vitet e kaluara, nga pushteti lokal nuk i është kushtuar sa duhet vëmendje sektorit të turizmit në komunën Mavrovë dhe Rostushë. (Gyltene Sinani, TVM2)
