Bejta akuza ndaj Taravarit e Limanit për keqpërdorim
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta...

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, në kuadër të fushatës, ka akuzar për keqpërdorim ish kryetarin e kësaj komune, Arben Taravari dhe pasardhësin e tij, Valbon Limani.
Bejta publikoi dy dokumente që mbajnë firmën e Taravarit që kanë të bëjnë me rregullimin e sallës së këshillit komunal, ku sipas tij një karrige që kushton 30 euro është paguar 10 mijë euro.
“Salla e këshillit e cila mund të kushtojë më së shumti 50 mijë euro, ata e kanë ndërtuar sallën e këshillit e cila ka kushtuar afërsisht 750 mijë euro. E kemi dokumentin, çmimin e kemi dhe e nënshkruar nga Arben Taravari. Ky është keqpërdorimi më i madh në historinë e Republikës së Maqedonisë.” – tha Kandidati i VLEN për Kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.
Paoshtu sipas Bejtës për përgatitjen e një projekti që kushton 5 mijë euro, ndërsa ata kanë nënshkruar një marrëveshje për përgatitjen e projekteve prej 200 mijë eurove. (Gyltene Sinani, TVM2)
