AKI, akuzat e Bejtës janë shpifje

25.12.2025 20:00

AKI i ka quajtur shpifje akuzat e Nevzat Bejtës...

AKI i ka quajtur shpifje akuzat e Nevzat Bejtës ndaj Arben Taravarit dhe kandiatit për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani. Sipas AKI-së, Bejta duhet të përgjigjet për realizimin e aksioneve në hidrocentrale, burimin e investimeve të mbi 30 milion eurosh në Mavrovë, apo shitja e tokave shtetërore.

Ndërsa Limani, i ka kujtuar kundërkandidatit të tij se në këto zgjedhje kandidat për kryetar është ai.

“Çdo njeri që i ngatërron emrat dhe faktet, kandidat për kryetar komune jam Valbon Limani, mjek me profesion që besoj në Zot më shumë se çdo gjë dhe për parimet e Zotit nuk bëj kompromis me asgjë. Andaj le ta shijojmë këtë fushatë si festë bashkimi dhe me Gostivarin në zemër le të nisemi që sot drejt fitores së madhe.” – tha Kandidati për Kryetar Komune të Gostivarit, Valbon Limani.   

Censusi nuk u arrit për 21 vota, prandaj sipas Limanit në zgjedhjet e përsëritura më 11 janar nuk do të ketë ndryshim të rezultatit. (Gyltene Sinani, TVM2)