Zgjedhjet e përsëritura për Kryetar, do të votohet edhe në Vrapçisht dhe Qendër Zhupë

25.12.2025 20:20

Në zgjedhjet e përsëritura lokale të 11 janarit...

Në zgjedhjet e përsëritura lokale të 11 janarit, për kryetarë komunash do të votohet edhe në komunën e Vrapçishtit dhe Qendër Zhupës.

Në komunën e Vrapçishtit në garë për kreun e kësaj komune janë Isen Shabani nga Aleanca Kombëtare për Integrim dhe kandidati i pavarur Zulhajrat Demiri, i cili mbështetet nga koalicioni VLEN dhe Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.

Ndërsa për kryetarë të komunës Qendër Zhupë, garon kandidati i vetëm Arijan Ibraim, nga Partia Demokratike Turke.