Protesta qytetare “Ndalо për Usjen”, “Usje” dëmton shëndetin e qytetarëve

25.12.2025 20:43

Iniciativа Qytetare "Ndal për Usjen"...

Iniciativа Qytetare "Ndalo për Usjen" e mbështetur nga qytetarë të shumtë kanë bllokuar udhëkryqin e bulevardeve "Boris Trajkovski" dhe "Serbija" në Shkup.

Ata kërkojnë zhvendosjen e menjëhershme të fabrikës së çimentos "Usje", të cilën e konsiderojnë si shkaktarin kryesor të situatës alarmante me ajrin në Shkup.

Popullsia po mbytet, mjegulla po bëhet një dekor i përditshëm, veçanërisht në pjesën lindore të qytetit, dhe ndotja këtë dimër është e kombinuar me emetimet nga ngrohja, sipas studimeve mbi origjinën e ndotjes, thonë organizatorët e kësaj proteste.

"Ndalo për Usjen" thekson se bllokada është një protestë paqësore, por e vendosur kundër ndotjes dhe helmimit të vazhdueshëm të banorëve të qytetit., ndërsa qytetarët thone se protesta është një përgjigje ndaj, sakrificës së gjatë të shëndetit publik të qytetarëve në favor të interesave të fitimit.