Maqedoni
Work&Travel: Vetëm në Amerikë, kët vit punojnë 3000 studentë
31.05.2015 14:11
Studentët shprehen të interesuar për të punuar jashtë shtetit, në kuadër të mundësisë Work&Travel.

Sipas studentëve të anketuar nga TVM2 kjo mund të jetë një përvojë mjaftë e mirë në jetën e tyre. Por ata shprehen se përkundër dëshirës ata nuk kanë gjejnë kohë shkaku angazhimeve me provimet.
“Unë për vete preferoj që të shkoj një ditë në Work&Travel, nuk e di se sa do më jepet mundësia, sepse ka angazhime me fakultetin nuk e di kohën e lire se si do ta gjejë, por besoj që është përparësi shumë e madhe për ato që shkojnë sepse njohin njerëz të ri, kanë experience të re”
“Është shumë përvojë e mirë të shkosh jashtë shtetit dhe ta shohish se si funksionon. Mendoj se kushtet sa jam e informuar deri tani nuk janë mjaftë të mira, mirëpo si jetë studentore kishte qenë mirë me shku jashtë për të punuar, pse jo.”
“Ka mjaftë student të interesuar mirëpo duhet të shikohet edhe ajo çfarë na ofrohet neve studentëve se duhet të bëhen edhe llogari ajo pjesë”, thanë studenët e anketuar.
Por edhe përkundër interesimit që shprehin studentët, agjencionet theksojnë se interesimi nuk është në nivelin e duhur, kjo sipas tyre mund të jetë për shkak sistemit arsimor të vendit, pasi që një pjesë e institucioneve arsimore kanë provime deri në fund të qërshorit.
“Ofertat janë ashtu të konceptuara, që studentët me vet ardhjen në Amerikë kanë të siguruar strehimin dhe punën, e cila është mesatarisht prej 35 deri 40 orë në javë. Për fat të keq interesi nuk është në nivelin që duhet të jetë, apo nuk është në nivelin që është në disa shtete tjera. Maqedonia rregullisht dërgon afër 3000 studentë në Amerikë që nëse marrim në përqindje me studentët active I bie të jetë rreth 5 deri më 7 %, të gjithë shtetet tjera të rajonit dërgojnë rreth 10-15% të studentëve”, tha Zoran Koçovski, nga Kouzon Agency.
Studentët do të kenë mundësi për të punuar jshtë shtetin që nga muaji maj e deri më muajin gusht, ndërsa për të fituar të drejtën për të shkuar ata duhet të kalojnë nëpër disa faza të testimeve.
ERSAN PAJAZITI
