Akuza mes partive politike, Filipçe: Mickoski imiton Vuçiqin
Përplasje të partive politike për ndikime të jashtme...

Përplasje të partive politike për ndikime të jashtme. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se bashkëpunimi i autoriteteve të vendit me qeverinë serbe të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe partinë e tij është i dukshëm. Madje, kryetari i LSDM-së, Filipçe, thekson se kryeministri Mickoski ka nisur edhe ta imitojë në paraqitjet publike presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Është e dukshme bashkëpunimi i kësaj qeverie me pushtetin serb të Aleksandar Vuçiqit dhe të SNS-së, përkatësisht personalisht me të. Qytetarëve tashmë u bie në sy se si kryeministri Mickoski përpiqet ta imitojë presidentin Vuçiq në lëvizje, në qëndrim, në mënyrën e dhënies së deklaratave dhe në konceptet e politikës. Nofkën tashmë e ka marrë. Vuçiqi i vogël.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Sa i përket problemit me Bullgarinë, Filipçe thotë se kjo temë paraqitet si tradhti, për të bllokuar reformat e nevojshme.
VMRO: Filipçe, marionetë e Zoran Zaevit
Reagojnë nga VMRO-DPMNE. Nga partia e Hristijan Mickoskit theksojnë se e kuptojnë impresionimin e Venko Filipçes nga ‘bota serbe’, por e vërteta është se e vetmja derë për ‘botën serbe’ në Maqedoni është Venko Filipçe, i cili sillet si një Zaev i vogël.
“Nëse Zaevi luftonte për Bullgarinë, Venko lufton edhe për Bullgarinë edhe për një pjesë të botës serbe. Ajo që na i konfirmon tezat tona është pranimi i Venkos se ai nuk ka ndërtuar ndërtesa me Zaevin në Dubai, por kjo do të thotë pranim se Zaevi po ndërton. Zaevi i vogël, Venko, duhet të përgjigjet se për çfarë dhe si e ka marrë vizën e artë në Dubai, ndërsa Zaevi duhet të përgjigjet se si arriti te milionat me të cilat po ndërton në Dubai?!”, - deklaroi Valentin Manasevski nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO-DPMNE akuzojnë LSDM-në se për shtatë vite e kanë shkatërruar shtetin, ekonominë dhe dinjitetin e qytetarëve të këtij vendi. (Ersan Pajaziti, TVM2)
