ShBA-ja sulme kundër shtetit islamik në Nigeri

26.12.2025 14:36

Presidenti amerikan, Donald Tramp...

Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka thënë se ShBA-ja ka lëshuar “sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës” kundër grupit të Shtetit Islamik në veriperëndim të Nigerisë.

Trampi e përshkroi ISIS-in si “llum terroristësh”, duke e akuzuar për shënjestrim dhe vrasje të të krishterëve. Ai ka shtuar se ushtria amerikane “ka kryer një numër sulmesh perfektë”, derisa më vonë Komanda Amerikane në Afrikë (Africom) raportoi se sulmi ishte ndërmarrë në koordinim me Nigerinë. Ministri i Jashtëm nigerian, Jusuf Maitama Tugar, ka thënë se ishte “operacion i përbashkët kundër terroristëve”.

Pa e përmendur IS-in, Tugar shtoi se operacioni ishte planifikuar “qe disa kohë” dhe se kishte përdorur informacione nga inteligjenca e ofruar nga Nigeria.