Koalicioni "Të gjithë për një gjykim të drejtë", alarmon për stagnim serioz në sistemin gjyqësor
Koalicioni "Të gjithë për një gjykim të drejtë"...

Koalicioni "Të gjithë për një gjykim të drejtë" ka publikuar të dhënat e Programit Vjetor të Punës për vitin 2025, zbatimi i të cilit mbështetet financiarisht dhe mundësohet nga Komisioni Evropian përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, e që kanë të bëjnë me sistemin juridik tek ne.
“Po mbarojmë një cikël katërvjeçar të monitorimit të procedurave juridike dhe Punën e Këshillit Gjyqësor dhe të dhënat flasin. Mund të konstatojmë se po ballafaqohemi me stagnime serioze, që tanimë një kohë të gjatë i kemi në shoqërinë tonë, siç janë: procedurat e shumta të anuluara para debatit kryesor, kemi rritje të formaliteteve të cilat mundësojnë bllokim të ecurisë së lëndëve. Kur jemi tek Këshilli i Prokurorëve Publikë mund të themi se kemi parë vetëm përparime të kufizuara në punën dhe transparencën e tyre.”, - deklaroi Darko Avramovski nga Koalicioni "Të gjithë për një gjykim të drejtë".
Avramovski potencoi se për vitin e ardhshëm ka hapësirë për përmirësime, por duhet të ndryshohet strategjia e punës dhe njëkohësisht duhet të jemi realistë se për një vit nuk mund të ndryshohet shumë dhe ndryshimet të vijnë nga vet gjykatësit.
Nga Koalicioni "Të gjithë për një gjykim të drejtë" vlerësojnë se edhe propozim-ligjet, të cilat janë në procedurë parlamentare për Kodin Penal janë më shumë formale, sesa thelbësore.
Edhe pse në masë të madhe propozohet për ndryshime adekuate në aspektin e amnistisë, efektin kryesor nuk po e arrin dhe këtë më shumë po e shoh si zgjidhje të përkohshme dhe do të kemi tre apo katër zgjidhje për ta dënuar krimin dhe korrupsionin. (Fitim Kryeziu, TVM2)
