Ekonomi, Mickoski paralajmëron investime të reja
Investime të reja në fushën e ekonomisë...

Investime të reja në fushën e ekonomisë ka paralajmëruar kryeministri, Hristijan Mickoski. Bëhet fjalë për investime në vlerë prej 120 milionë euro dhe punësime të reja. Do të investohet në sektorin automobilistik, farmacinë dhe industrinë e teknologjive të larta.
“Kemi përfunduar negociatat me tre kompani dhe vendimi është konstatuar. Është marrë vendim që në vlerë prej rreth 120 milionë euro në fazën e parë me rreth 1.500 punësime kur kompanitë të arrijnë kapacitetin e plotë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Mickoski qetëson qytetarët: S’ka krizë financiare
Kryeministri gjithashtu qetëson qytetarët të mos kenë frikë, sepse arka shtetërore është e plotë. Sipas tij, këtë vit është kthyer një euro obligacion i marrë nga qeveritë paraprake. Sipas kryeministrit, çdo vit tjetër do të kthehet një borxh tjetër.
Qeveria do të duhet të kthejë gjithsej 6 miliardë euro gjatë mandatit katërvjeçar, para të marra nga qeveritë LSDM – BDI.
“Qytetarët dhe bizneset të jenë të qeta. Sikurse nuk ka migrantë dhe krizë, gjithashtu janë siguruar mjete, është siguruar likuiditet. Atë që ne po bëjmë për momentin është që gjeneratat e ardhshme sa më pak të kenë probleme të tilla. Dje ishte dita kur personat juridikë do të duhej të paguajnë TVSh-në. Të gjitha numrat në dhjetor janë mbi parashikimet.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Kryeministri Mickoski tha se angazhimi për përparim ekonomik vazhdon edhe vitin e ardhshëm. Po negociohet edhe me dhjetë kompani. Pjesë prej tyre do të investojnë në sektorin energjetik. (Meral Ismaili, TVM2)
