Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, Jakuposki premton rritjen e higjienës

26.12.2025 18:03

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Oner Jakuposki...

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Oner Jakuposki, duke shpalosur programin e tij parazgjedhor premton rritjen e nivelit të pastërtisë në ambientet publike të kësaj komune.

Ai thotë se ngritja e nivelit të pastërtisë publike do të ishte në interes të turizmit, sektor i cili, sipas Jakuposkit, ka nevojë edhe për më shumë promovim.

“Në tre muajt e parë pas 11 janarit të bëhet vendosja dhe riorganizimi i institucionit më të thirrur për pastrimin publik në komunë. Puna themelore për zhvillimin e turizmit është fillimisht ta ngremë nivelin e pastërtisë publike në të gjitha hapësirat publike që janë pjesë e Komunës Mavrovë dhe Rostushë. Mavrova dhe Rostusha ka potencial serioz për turizëm dhe mendoj se këtu ngecë promovimi.”, - deklaroi kandidati i VMRO-së për kryetar të Mavrovës dhe Rostushës, Oner Jakuposki.

Ai thotë se ka plan serioz për zhvillimin e turizmit, përfshi qasjen e organizuar ndaj kapaciteteve akomoduese dhe qendrës për skijim në Mavrovë, ku sipas tij, gjendja aktualisht është kaotike. (Gyltene Sinani, TVM2)