Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, Ahmeti premton rrjet modern të ujësjellësit

26.12.2025 18:20

Në kuadër të fushatës, kandidati i LSDM-së për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Anes Ahmeti...

Në kuadër të fushatës, kandidati i LSDM-së për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Anes Ahmeti, mes tjerash premton rrjet modern të ujësjellësit.

Sipas tij, në shumë vendbanime të kësaj komune, rrjeti është vjetruar dhe uji është i pamjaftueshëm, sidomos në periudhën e verës kur vijnë në vendlindje mërgimtarët për t’i kaluar pushimet. 

“Një numër i madh i rrjeteve të ujësjellësit, të cilat i furnizojnë vendbanimet me ujë, janë ndërtuar prej shumë vitesh dhe të njëjtit janë vjetruar. Me atë vijmë në situatë kur në periudhën e verës, meqë jemi rajon i mërgimtarëve, rritet numri i banorëve në periudhën e verës dhe furnizimi me ujë është i pamjaftueshëm, përkatësisht burimet e humbin sasinë e ujit, ndërsa rrjeti i ujësjellësit është i shkatërruar.”, - deklaroi kandidat i LSDM-së për kryetar të Mavrovës dhe Rostushës, Anes Ahmeti.

Ahmeti thotë se rrjeti modern i ujësjellësit nuk do të lejonte humbjen e sasive të ujit dhe në atë mënyrë do të rritej kapaciteti i ujit për furnizim të banorëve të Mavrovës dhe Rostushës. (Gyltene Sinani, TVM2)