Komuna e Gostivarit, Limani fton mërgimtarët që të votojnë

26.12.2025 18:45

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani...

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve të cilët në këtë periudhë të vitit i kalojnë pushimet në vendlindje.

Njëherësh ai i ka ftuar ata që të qëndrojnë deri më 11 janar në vendlindje për ta shfrytëzuar të drejtën e votës.

“Të dashur mërgimtarë, mirë se vini në vendlindjen tuaj. Kur vini ju, Gostivarit i shtohet gëzimi. Secilit nga ne i vjen familjari apo shoku, me pak fjalë gjithçka plotësohet. Të gjithë ju që keni mundësi, ju ftoj të qëndroni deri më 11 janar dhe ta ushtroni të drejtën e  votës, e me këtë ta festojmë fitoren e madhe.”, - deklaroi  kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.

Limani po e vazhdon fushatën në takime me qytetarët, duke shpalosur ofertën e tij programore, me synimin që ta përsëris rezultatin e zgjedhjeve të 19 tetorit, kur për pak vota nuk u arrit censusi i nevojshëm. (Gyltene Sinani, TVM2)