Zgjedhjet e përsëritura për kryetar, do të votohet edhe në Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë

26.12.2025 19:35

Në zgjedhjet e përsëritura lokale të 11 janarit...

Në zgjedhjet e përsëritura lokale të 11 janarit, për kryetarë komunash do të votohet edhe në komunën e Vrapçishtit dhe Qendër Zhupës.

Në komunën e Vrapçishtit në garë për kryetarë komune është kandidati i pavarur Zulhajrat Demiri, i mbështetur edhe nga VLEN dhe ASH e Ziadin Selës.

Demiri mbrëmë ka vazhuar fushatën në Gradec, ku ka hapur shtabin zgjedhor. Ndërsa fushatën për kryetar të komunës së Vrapçishtit e vazhdon edhe Isen Shabani nga Aleanca Kombëtare për Integrim, i cili poashtu vazhdon fushatën në takime me qytetarët. 

Në garë për kryetarë të komunës Qendër Zhupë garon kandidati i vetëm Arijan Ibraim, nga Partia Demokratike Turke.