Botë
Mustafa rizgjidhet në krye të LDK; Osmanit i mohohet kandidimi: Kjo është diktaturë
31.05.2015 15:19
Isa Mustafa është rizgjedhur kryetar i LDK-së edhe për një mandat tjetër...

Ai është zgjedhur me aklamacion, me vetem dy vota kundër, pasi që Vjosa Osmani nuk ka marr votat e mjaftueshme për të kandiduar.
“Lidhja demokratike vendos vete nuk vendos në trzsninë e inivideve e as ne interesave ndrzshme. Kjo është interesi i LDK-së unë e vlerësoj këtë interes LDK-ja do të jetë edhe më unike prej ditës së sotme do të jetë edhe më organiyuar do ti fitojmë ygjedhjet e ardhëshme dhe kjo është me rëndësi per ne . është njël parti që sot është treguar shumë unike është treguar shumë demokratioke i pëlqeu apo nuk i pëlqeu dikujtë ne do të vayhdojmë”, tha Isa Mustafa, kyetar i LDK-së
Vjosa Osmani e cila nuk arriti të kandidohet për kryetare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se zgjedhjen e Isa Mustafës me aklamacion nuk do ta njeh si kryetar legjitim të partisë. Ajo tha se ka pritur që me votim të fshehtë të zgjedhen kandidatët por kjo nuk ndodhi.
“Ky është një proces tërësishtë jolegjitim nuk po flas për ligjshmërinë por po flas për lëigjitimitetin dhe kushdo që sot zgjedhet kryetar deri sa të tjerëve i është mohuar e drejta më themelore unë nuk e konsideroj kryetar legjitim të LDK-së”, tha Vjosa Osmani , deputete e LDK-së
Fatmir Sejdiu e ka quajtur jo demokratik ardhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së, duke shtuar se aklamacioni nuk është pjesë e demokracisë.
“Prpozova të ketë ndryshime në statuset e ldk-se dz norma krzesore qe janë tepër të rëndësishme e para që ka të bëj me vendosjen e parimit një antar i LDK-se 1 votë dhe një normë shume ethjeshtë ishte për të eliminuar të gjitha dilemat e cila nënkupton që LDK-ja hznë në proces ygjedhor , ygjedhjet e saja në asnjë mënyrë nuk beninë instituime degëve apo të nëndegëve të saj”, tha Fatmir Sejdi, Kryetar nderi i LDK-së
Fatmir sejdiu është shprehur i bindur se do ta fitonte garën nëse do të votohej me vota të fshehta.
REJHANE BUSHI-METAJ
