Maqedoni

Ndryshimet në ligjin për përmbarim, KOSM kërkon të marrë pjesë, t’i mbrojë qytetarët

27.12.2025 14:19

Konfederata e organizatave sindikale këkron qasje në ndryshimet...

Konfederata e organizatave sindikale këkron qasje në ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Përmbarim, ku sipas kreut të sindikatës, Ristevski, për këtë çështje grupi është formuar në muajin shkurt dhe nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të organizatave civile. Në këto ndryshime, thotë ai, pjesëmarrës janë organizatat bankare, Banka popullore e RMV-së, Oda e pëmbaruesve dhe noterë.
 
Ristevski sqaron se Ligji i ri vetëm se do ta plaçkis populli edhe më tej. Vonesat për pagesat për ujë, parkingje, telefonë e të gjashme, t’u shmangen kategorisë së noterëve, përmbaruesve dhe shpenzimeve shtesë, kërkon sindiakta në fjalë.
 
“Paramendoni. Në këtë gjendjen të rëndë ekonomike dhe sociale në të cilën gjendet shteti ynë, qytetari ynë, dikush në mënyrë shtesë tani do ta ngarkojë. Ne mundohemi në lloj-lloj mënyre të rritet paga, por kot të rritet paga kur një shumë e madhe e parave shkojnë tek këta njerëz… Kështu papërgjegjësi nga një ministër i drejtësisë, i cili duhet të kujdeset… Edhe po të mos kishte organizata civile, vetë ndërgjegjia e tyre duhet të mendojë e të punojë për mbrojtjen e qytetarit…Nëse llogaria është 1000 denarë dhe nëse i jepet direkt përmbaruesit, ai do të dërgojë paralajëmrim dhe qytetari paguan 1500 denarë e jo 15 ose 20 mijë denarë”, deklaroi Marijan Ristevski nga Konfederata e Organizatave Sindikale.
 
Nga organizata kanë kërkuar takim me ministrin e drejtësisë por deri në këto momente s’kanë marrë përgjigje. Duan bisedë edhe me kreun shtetëror, dhe së fundmi, nuk përjashtojnë protestë para Ministrisë së Drejtësisë. 
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU