Botë
Të paktën pesë të vdekur në sulm vetëvrasës në Libi
31.05.2015 15:39
Pesë persona humbën jetën, ndërsa tetë të tjerë janë lënduar gjatë sulmit vetëvrasës me bombë ndaj pikës kontrolluese në afërsi të qytetit libian Misrata...

Përgjegjësinë për sulmin e ndërmori grupi ekstremist Shteti Islamik.
Sulmuesi me auto-bombë të mbushur me shpërthyes ka goditur ndaj pikës kryesore kontrolluese në perëndim të Misratës, në autostradën për në Tripoli.
Nga shpërthimi janë dëmtuar disa automjete dhe dyqane.
SHI në Tuiter e ndërmori përgjegjësinë për sulmin./mia
