Maqedoni

ASH/Sela mbledh kuvendin, Sela: diskutohet çdo ide e paraqitur në kuvend

27.12.2025 15:44

Kryetari i ASh—së Ziadin Sela e lë të mundur diskutimin në kuvendin qendror...

Kryetari i ASh—së Ziadin Sela e lë të mundur diskutimin në kuvendin qendror të partisë lidhur me mundësinë për t’iu bashkuar qeverisë. Thotë se nuk përjashton asnjë ide apo mendim të një bashkpartiaku për ta diskutuar.
 
Për të, rëndësi ka që Aleanca për Shqiptarët të jetë Aleancë për Shqiptarët, me veprat e saja nga e kaluara dhe vizioni për të ardhmen. Poashtu, siç thotë Sela, nuk duan të marrin mbi supe të kaluarën e opsioneve të tjera politike.
 
“Natyrisht kuvendi ka të drejtën që të diskutojë për çdo temë. Çdo anëtar i kuvendit ka të drejtë që të japë propozime, ta arsyetojë propozimin që e jep, por kuvendi nga ana tjetër, ka të drejtë që ta marrë vendim. Prioritet yni është konsolidimi i partisë, prandaj shkojmë në kongres, ndërsa, temat tjera natyrisht që mund të diskutohen. Nuk di se cili do të ishte propozimi i çdo anëtari në kuvend, por në qoftë se do të fusin në rend dite ndonjë pikë të tillë, unë nuk kam zgjidhje tjetër vetëm se ta diskutojë”, deklaroi kryetari i ASh-së, Ziadin Sela.
 
Ndryshe, Kuvendi qendror i ASh-së është thirrur për të diskutuar raportin në lidhje me zgjedhjet lokale dhe për kongresin e rregullt të saj që pritet të mbahet në Prill të vititn të ardhshëm.
 
Me këtë rast, Sela fton anëtarë të rinj në subjektin që drejton ai dhe njëherësh, të jenë pjesë e konzistencës, maturisë politike dhe i një subjekti politik që përfaqëson kauzat më të mira.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU