Maqedoni

Zgjedhjet e përsëritura për kryetar, fushatë edhe në Vrapçsht dhe Qendër Zhupë

27.12.2025 16:01

Në zgjedhjet e përsëritura lokale të 11 janarit...

Në zgjedhjet e përsëritura lokale të 11 janarit, qytetarët do të votojnë për kryetar komune edhe në Vrapçisht dhe Qendër Zhupë.
 
Në komunën e Vrapçishtit, në garë për kryetar është kandidati i pavarur Zulhajrat Demiri, i mbështetur nga koalicioni VLEN dhe Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.
 
Kundërkandidati i tij është Isen Shabani nga Aleanca Kombëtare për Integrim.
 
Ndërkohë, në komunën Qendër Zhupë, kandidati i vetëm për kryetar komune është Arijan Ibraim nga Partia Demokratike Turke.