Maqedoni

Gara për Mavrovën dhe Rostushen, Ahmeti angazhohet për bashkësi të barabartë

27.12.2025 16:18

Pjesë e programit të kandidatit të LSDM-së prë kryetarë të komunës...

Pjesë e programit të kandidatit të LSDM-së prë kryetarë të komunës Mavrovë dhe Rostushë Anes Ahmeti, është edhe bashkësia e barabartë. Sipas tij në sjelljen e vendimeve në këtë komunë, duhet të jenë të përfshirë edhe të rinjët, burrat, gratë dhe pensionistët e kësaj komune. 
 
“Bashkësi e barabartë nënkupton përfshirjen e të gjithë akterëve të jetës shoqërore. Duke filluar nga të rinjët, burrat, gratë, pensionistët dhe të gjithë banorët tjerë të kësaj komune, të gjithë ata kanë të drejtën e mendimit të tyre dhe të jenë  të përfshirë në miratimin e vendimeve të komunës dhe kuptohet këshillit komunal”, deklaroi kandidati i LSDM-së për kryetar të Mavrovës dhe Rostushes, Anes Ahmeti. 
 
Ahmeti njëherit thekson se, në programin e tijë janë të paraparë mbi 30 projekte që kanë për qëllim krijimin e kushteve më të mira për jetesë të qytetarëve. Ai ndër të tjera premton përmirësimin e infrastukturës rrugore, si dhe renovimin e rrjetit të ujësjellësve dhe kanalizimeve.  
 
NAIM SINANI