Maqedoni
Korrupsioni në nivelet e larta, kongresi prezanton pr/ligjin për Ballkanin
27.12.2025 17:04
Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar projektligjin e ri...

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar projektligjin e ri, të quajtur “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, me qëllim mbështetjen e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.
Dokumenti, përfshin Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë dhe Kroacinë.
Sipas raportit të Kongresit, korrupsioni, sidomos në nivelet e larta politike, mbetet pengesa kryesore për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit.
Në seksionin 5 projektligji parashikon sanksione ndaj individëve dhe subjekteve që kërcënojnë stabilitetin dhe sundimin e ligjit, si dhe raporte të detyrueshme mbi ndikimet malinje të Rusisë dhe Kinës, përfshirë fushata dezinformimi dhe kërcënime kibernetike.
Një pjesë e rëndësishme është edhe “Iniciativa e Liderëve të Rinj të Ballkanit” në seksionin 9, e cila synon zhvillimin e liderëve të rinj në biznes, teknologji, qeverisje dhe gazetari. Po ashtu, projektligji promovon programe arsimore dhe shkëmbime me SHBA-në, përfshirë universitetet.
