Botë

Rusia fut në listë të zezë 89 europianë

31.05.2015 16:02

Autoritetet ruse kanë hartuar listën e 89 politikanëve, ushtarakëve dhe zyrtarëve europianë...

Autoritetet ruse kanë hartuar listën e 89 politikanëve, ushtarakëve dhe zyrtarëve europianë, të cilëve u ndalohet të shkelin në Rusi, kundërpërgjigje kjo, ndaj sanksioneve të Bashkimit Europian për rolin e Moskës në lindje të Ukrainës.
 
Reagimi i Brukselit është shumë i ashpër, duke e cilësuar vendimin “arbitrar dhe të pajustifikuar, në kushtet e mungesës së transparencës”. Lista nuk është publikuar zyrtarisht, por sipas Bashkimit Europian autoritetet ruse e kanë shpërndarë pas kërkesave të disa diplomatëve. Një version i saj u publikua në gjuhën gjermane, online.
 
Mes emrave të ndaluar është Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të BE-së Uve Corsepius, ish-zv/kryeministri Nik Kleg.
 
Politikanë të tjerë të përfshirë në listën e Rusisë janë nga: Gjermania, Franca, Holanda, Cekia, Polonia, Letonia, Lituania, Estonia, , Suedia, Danimarka, Finlanda, Rumania, Bullgaria dhe Spanja. Shumë prej emrave të përfshirë në listë janë kritikë të ashpër të Kremlinit, madje disa prej tyre janë kthyer nga moska muajt e fundit.
 
Ministrja e Jashtme suedeze, Margot Ëallstrom duke i kërkuar shpjegime Moskës dhe tha se lista nuk i “kontribuon rritjes së besimit për veprimet e Rusisë”.
 
Ministri i Jashtëm Gjerman, Frank Ëalter Shtajnmajer tha se “në kohën kur ne po përpiqemi të zgjidhin një konflikt të rrezikshëm në mes të Europës, kjo është një kontribut që ndihmon”.