Botë

Sulme ruse mbi Ukrainë, gati 1/3 e Kievit pa ngrohje

27.12.2025 17:27

Gati një e treta e kryeqytetit ukrainas mbeti pa ngrohje mes temperaturave...

Gati një e treta e kryeqytetit ukrainas mbeti pa ngrohje mes temperaturave të ulëta pasi dronët dhe raketat ruse nxorën jashtë funksionit impiantet komunale të ngrohjes. 
 
Të paktën një person u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në breshërinë e sulmeve gjatë natës. Zyrtarët ukrainas urdhëruan ndërprerje emergjente të energjisë elektrike për pjesë të mëdha të Kievit, si reagim ndaj sulmeve të 27 dhjetorit.
 
“Kjo është hera e parë që kaq shumë dronë kanë goditur qendrën e qytetit” u tha ga,zetarëve ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko.
 
Sulmi rus që zgjati disa orë, i cili synoi ndërtesa banimi dhe infrastrukturë civile në Kiev dhe gjetkë, ndodhi në kohën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po përgatitej për bisedime kyçe me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, mbi një plan paqeje të mbështetur nga Uashingtoni.
 
Shtëpia e Bardhë, e cila nuk bëri asnjë njoftim zyrtar për takimin, publikoi një agjendë që tregonte se Zelensky dhe Trump do të takoheshin në Florida pasditen e 28 dhjetorit.