Maqedoni
Gruevski: LSDM-ja do të përzgjedhë kryeministër dhe ministra vetëm nëse fiton në zgjedhje
31.05.2015 16:35
LSDM¬ja duhet të mësojë se mundësia për përzgjedhje të ministrave dhe qeverisë fitohet vetëm në zgjedhje...

LSDM¬ja duhet të mësojë se mundësia për përzgjedhje të ministrave dhe qeverisë fitohet vetëm në zgjedhje dhe me përkrahje të shumicës së popullit, sepse ky është thelbi i demokracisë.
Këtë e deklaroi sot në Shkup kryeministri Nikolla Gruevski duke i'u përgjigjur pyetjes së gazetarëve për shkrimet e mediave të afërta me opozitën se do të dakordohet për qeveri teknike në të cilën ai nuk do të jetë kryeministër, ndërsa do të formohet komision ekzekutiv, i cili do të funksionojë si qeveri.
"Me vëmendje i ndjekim të giitha këto spekulime të cilat i bën LSDM¬ja dhe mediat e afërta me të dhe ndonjëherë çuditem në mënyrën e tyre të lëshimit të spekulimeve dhe krijimin e ambicieve joreale dhe pritjeve joreale. Mendoj se si të përgjigjem. Nëse përgjigjem shumë seriozisht dikush mund të mendojë se ka ndonjë të vërtetë në raport të krijimit të qeverisë teknike ku ministra dhe kryeministër do të zgjedhin LSDM¬ja. Nëse përgjigjem vetëm me buzëqeshje mund të kuptohem gabimisht dhe prandaj do të them se LSDM¬ja duhet të mësojë se ministra dhe kryeministër mund të përzgjedhë atëherë kur do të fitojnë në zgjedhje dhe kur do ta fitojnë përkrahjen e shumicës së qytetarëve në Republikën e Maqedonisë. Madje deri atëherë nuk do të kenë mundësi as për ministra në Qeveri, as për kryeministër sepse nuk e kanë besimin e nevojshëm nga shumica e qytetarëve. Ajo është bazë në një demokraci", deklaroi Gruevski pas lëshimit në përdorim të dy këndeve të tenisit në suaza të Qendrës sportive "Boris Trajkovski".
I pyetur nëse i konsideron si kompromis të mundshëm zgjedhjet eventuale të Parakohshme të cilat mund të mbahen pas Vitit të Ri, kryeministri Gruevski tha se tani për tani nuk planifikon diçka të tillë.
I pyeutr se qfar do të diskutoj të marten me Eurokomisarin Johanes Han Gruevski u përgjigj shkurt, Se atë do të ja thot direct Eurolomisarit.
GYLTENE SINANI
