Maqedoni

Kumanovë, era e fortë shkul kulmin e një ndërtese

28.12.2025 14:41

Paraditën e së dielës rreth orës 10:50, erërat e forta të cilat përfshin rajonin e Kumanovës...

Paraditën e së dielës rreth orës 10:50, erërat e forta të cilat përfshin rajonin e Kumanovës u regjistruan edhe me dëme të shkaktuara. Erërat e forta shkaktuan shkuljen e një pjese të kulmit të një banese në pjesen qëndrore tē qytetit tē Kumanovës.
 
Nga kulmi i banesës ka rënë një pjesë e kulmit, që për fat nuk la pasoja gjatë rënies në tokë. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalur ekipe të SPB të Kumamovës si dhe ekipe të ndërmarrjeve publike të Kumanovës. Rastin, përmes një kumtese zyrtare e konfitmon edhe SPB e Kumanovës në të cilën thuhet:
 
"Më datë 28.12.2025 në ora 10:50 në SPB  e Kumanovës është raportuar se në Rr."Goce Dellçev" në Kumanovë ka rënë një pjesë e kulmit të një ndërtese. Të lënduar nuk ka. Ekipi i SPB të Kumanovës gjendet në terren ku po e orienton trafikun" thuhet në kumtesën e SPB.
 
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipet e Njësitit të zjarrfikësve, Ndërmarjes "Pastrim dhe gjelbërim" dhe ndërmarrjes "Ujësjellësi", të cilat u kujdesën për pastrimin e terrenit nga mbetjet e pjesës së kulmit të rënë në tokë.
 
Fatmirësisht e gjitha ndodhi gjatë ditës së dielë dhe nuk kishte kalimtarë, sepse kjo rrugë ditëve të punës është ndër më të frekuentuarat në Kumanovë.
 
FATLUM AQIFI