Botë
Të paktën 25 persona humbën jetën nga shpërthimi në një spital sirian
31.05.2015 17:05
Një rezervoar me derivat shpërtheu në spitalin në qytetin sirian Kamishli...

Një rezervoar me derivat shpërtheu në spitalin në qytetin sirian Kamishli, ku si pasojë humbën jetën 5 persona, midis të cilëve edhe fëmijë, njoftojnë mediat e huaja.
Në shpërthim janë plagosur 30 persona.
Një përfaqësues lokal kurd deklaroi se shpërthimi ndodhi gjatë vaksinimit të fëmijëve kundër paralizës së fëmijëve.
Ende nuk njihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.
Kamishli ndodhet në Sirinë Verilindore dhe kryesisht është i populluar me kurdë./mia
