Maqedoni

Gara për Vrapçishtin, Demiri: Nuk do ta nëpërkëmbi besimin tuaj

28.12.2025 15:29

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Vrapçishtit Zulhajrat Demiri...

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Vrapçishtit Zulhajrat Demiri premton një komunë transparente dhe në shërbim të qytetarëve.
 
Ai banorëve të Gradecit dhe të komunës së Vrapçishtit në përgjithësi u premtoi se nëse merr mandatin për ta qeverisur komunën nuk do ti zgënjejë, sepse siç tha ai vota është e shenjtë dhe besim I dhënë nga qytetarët.  
 
“E di dhe jam shum I vetëdishëm se çfar është dhe sa me vlerë është ajo që unë e kërkoj nga ju, sepse gjithmonë unë e them që vota është e shenjtë dhe vota në vetvete ngërthen shum dimensioned he shum segmente. Prandaj ajo vote të cilën unë e kërkoj sigurisht që është besim, e ai besim unë ju garantoj se ne nuk do ta nëpërkëmbim”, deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Gostivarit, Zulhajrat Demiri. 
 
Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Vrapçishtit Zulhajrat Demiri, në këtë garë mbështet edhe nga kualicioni Vlen dhe Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Seles.
 
MERITA GASHI