Maqedoni
Gara për gostivarin, Limani: Do të punojë me Gostivarin në zemër
28.12.2025 15:45
Kandidati i Aleancës kombëtare për Integrim për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani...

Kandidati i Aleancës kombëtare për Integrim për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani premton se nëse merr madarin e kryetarit të komunës për katër vitet e ardhëshme, do të punojë për çdo ditë me Gsotivarin në zemër.
Ai premton se do të kujdeset për të gjitha shtresat e popullsisë si dhe për ruajtjen e bashkëjetesës në këtë qytet.
“Në rrugët e lagjet e këtij qyteti që më ka rritur, me dashurinë që kam për njerëzit e munduar të vendit tim, përplot jetë dhe dritë. Me gëzimin që duhe ta mbrojmë, me traditat tona, me mikpritjen tonë, me bashkëjetesën tonë të mrekullueshme, me solidaritetin tonë. Me të gjitha këto në zemër dua të shërbej si kryetar komune”, deklaroi kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.
Limani njëherit shpreson se do ta përsëris rezultatin e zgjedhjeve të 19 tetorit, kur ai rezultoi fitues ndaj kundërkandidatëve të tij, por nuk pati dalje të mjaftueshme të votuesve.
MERITA GASHI
