Maqedoni
Gara për Vrapçishtin, Shabani hapi shtabin në Gradec
28.12.2025 16:01
Kandidati i Aleancës Kombëtare për integrim në komunën e Vrapçishtit Isen Shabani...

Kandidati i Aleancës Kombëtare për integrim në komunën e Vrapçishtit Isen Shabani, ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore në vendbanimin e Gradecit.
Shabani në Gradec ka hapur shtabin zgjedhor, ndërsa para të pranishmive ka shpalosur edhe ofertën e tij programore, duke theksuar se e kërkon mandatin e tretë për të vazhduar me punën bazuar në projektet e realizuara në dy mandatet e kaluara.
“Rikonfirmojmë fitoren të fala të gjithve. Kemi investuar në infrastrukturë, kanalizim, ujësjellës gati se në gjitha fshatrat. Jemi e para nga komunat rurale që kemi filluar me kanalizimin dhe ai kanalizim punohet në teren në komunë të vrapçistit, 51 kiliometër kanalizim në gjith teritorin. Punët që i kemi bërë nëpër shkolla, duke qenë më primare për fëmijët tanë gjeneratat tona të cialt ata do të na pasojnë neve dhe shpresa jonpë është tek ata”, u shpreh kandidati i AKI-së për kryetar të Vrapçishtit, Isen Shabani.
Në mbështetje të Shabanit folën edhe eksponent të AKI-së, duke kërkuar nga banorët e gradecit dhe komunës së Vrapçishtit në përgjithsësi, qënë zgjedhjet e përsëritura më 11 janarta japin votën për kandidatin e këtij kualicioni.
MERITA GASHI
