Botë
Ukrainë, Kanada siguron ndihmë prej 2.5 miliardë dollarë
28.12.2025 16:40
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një video-konferencë...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një video-konferencë me gati 10 vende evropiane dhe Kanadanë, si dhe zyrtarë të lartë nga Komisioni Evropian dhe NATO, përpara një takimi me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Florida.
Udhëheqësit i dhanë Zelensky-t mbështetjen e tyre të plotë dhe theksuan angazhimin e tyre për të bashkëpunuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë.
“Ne shqyrtuam dokumentet kryesore që do të diskutojmë me Presidentin Trump. Ne shqyrtuam 20 pika. Qëndrimin tonë mbi çështjet territoriale, termocentralet bërthamore dhe çështjet që lidhen me zhvillimin dhe rindërtimin. Siç e kemi thënë tashmë, tani është më e lehtë për ne. Kemi 20 pika për të cilat është rënë dakord tashmë 90 përqind sepse ka vendime. Disave mund t'u pëlqejnë, disave jo. Megjithatë, Ukraina duhet të marrë njëqind miliardë dollarë. Kjo u theksua edhe një herë nga Ursula von der Leyen dhe Antonio Coshta. Ne shpresojmë vërtet për një diskutim konstruktiv në Shtetet e Bashkuara”, deklaroi presidenti i Ukarinës, Volodymyr Zelensky.
Kanada do të sigurojë 2.5 milijardë dollar shtesë ndihmë ekonomike për Ukrainën.
“Nën udhëheqjen e Presidentit Zelensky, ne kemi kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, por kjo kërkon vullnet nga Rusia. Sulmi ndaj Kievit tregon se sa e rëndësishme është të qëndrojmë pranë Ukrainës në këtë kohë të vështirë dhe të krijojmë kushte për paqe dhe rindërtim të vërtetë. Ne gjithashtu kemi ofruar ndihmë shtesë ushtarake”, u shpreh kryeministri i Kanadës, Mark Karni.
Paralelisht me përpjekjet diplomatike, presidenti rus njoftoi se forcat ushtarake kishin pushtuar dy qytete të tjera ukrainase. Putin përsëriti se për sa kohë që autoritetet në Kiev nuk janë të gatshme t'i zgjidhin çështjet në mënyrë paqësore, Rusia do t'i arrijë të gjitha qëllimet që ka në operacionin special ushtarak me mjete ushtarake.
“Shoh se gjithçka po kryhet në përputhje me planin për një operacion të posaçëm ushtarak të miratuar dhe të zhvilluar nga Shtabi i Përgjithshëm. Krijimi i një zone sigurie në rajonet kufitare në rajonet Sumy, Kharkiv dhe Injipetrov po ecën me ritëm të mirë. Në rajonet Donbass dhe Zaporozhye, ofensiva është duke u zhvilluar përgjatë gjithë vijës së kontaktit. Trupat ruse po rrisin presionin mbi forcat e armatosura ukrainase”, theksoi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Fronti mbetet i tensionuar, një dron rus sulmoi një ndërtesë banimi në qytetin e Odesës gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr të madh, duke dëmtuar një qendër kulturore dhe duke detyruar disa njerëz të evakuohen.
VLORA LATIFI TOPOJANI
