Botë

Ghani: Islamabadi të veprojë kundër militantëve talebanë

31.05.2015 17:31

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, u ka shkruar një letër udhëheqësve të Pakistanit duke kërkuar që Islamabadi të ndërmarrë veprime të fuqishme kundër militantëve talebanë.

Ghani citohet të ketë thënë se u ka kërkuar zyrtarët pakistanezë të ndërmarrin hapa për t'i dhënë fund strehimit të talebanëve në vend dhe që Islamabadi të luftojë kundër fushatës së dhunshme nga grupet militante në Afganistan.
 
Agjencitë e inteligjencës në Pakistan dhe Afganistan, janë pajtuar të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në luftën e këtyre dy shteteve kundër militantëve islamikë. 
 
Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar ndërmjet Inteligjencës së Ndër-shërbimit të Pakistanit dhe Drejtoratit Kombëtar të Sigurisë së Afganistanit. 
 
Pakistani dhe Afganistani me vite të tëra kanë shkëmbyer akuza ndaj njëri -tjetrit se po përdorin talebanët për të destabilizuar palën tjetër, mirëpo marrëdhëniet janë përmirësuar dukshëm prejse Ashraf Ghani është zgjedhur presidentin i Afganistanit./evropaelire