Hendboll

Maqedonia në “Euro 2026”, kontrolluesja e parë me Kroacinë

28.12.2025 16:40

Përfaqësuesja më e mirë e Maqedonisë në hendboll për meshkuj...

Përfaqësuesja më e mirë e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, në kuadër të përgatitjeve për “Euro 2026”, do të zhvillojë disa ndeshje kotrolluese. Të përzgjedhurit e trajnerit Kiril Llazarov, janë akomoduar në Poreç, ku do të luajnë ndeshjen e parë kontrolluese me Kroacinë.
 
Kroatët në këtë ndeshje, nuk do jenë me ekipin e kompletuar pasi shumica prej tyre kanë obligime ndaj skuadrave të tyre. Kjo do jetë vetëm një nga katër ndeshjet kontrolluese, ndërsa pas kësaj hendbollistët do kthehen në Shkup.
 
Pas festave të vitit të ri përfaqësuesja e vendit do të mer pjesë në turneun që do të zhvillohet në Vintertur nga 8 deri me 10 janar dhe do të luaj me Zvicrën, Ukrainën dhe Bahreinin.
 
Nga Zvicra, përfaqësuesja do të tarsnferohet në Herning të Daniamrkës, për të luajur në “Euro 2025”, që nis me 15 janar, ndërsa Maqedonia ndeshjen e parë do ta luaj  një ditë më vonë  dhe do ballafaqohet me Danimarkën. Ndeshjen e sontme Kroacia – Maqedonia do të mund ta ndiqni në kanalin e tretë të servisit public nga ora 20:30 minuta.