Basketboll
NBA, merr fund seria e San Antonios
28.12.2025 17:13
Pas tetë fitoreve me radhë basketbollistët e San Antonio Spurs...

Pas tetë fitoreve me radhë basketbollistët e San Antonio Spurs në natën mes të shtunës dhe të dielës e kanë pësuar disfatën e parë. Këta në terren vendas me 127:114 në Teksas i mundi Utah Jazz.
Vendimtare ishi minutat e fundit të ndeshjes ku mysafirët nga Utah, bënë një seri 11:2. Krahas disfatës San Antonio, mbetet skuadra e dytë në renditjen e Konferencës së Perëndimit, menjëher pas kampionëve në fuqi Oklahoma City.
Në parket u kthye edhe Giannis Antetokounmpo, pa të cilin Milwaukee në tetë ndeshjet e fundit kishte 2 fitore 6 humbje. Me kthimin e grekut në ekip Milwaukee në terren të huaj me 112:103 e mundi Chicago Bulls.
Për skuadrën e Chicago-s, ishte kjo humbja e parë pas pesë fitoreve. Antetokounmpo shënoi 29 pikë.
Më ndeshjet e tjera Sacramento, në terren vendas me 113:107 e mundi Dallas-in, ndërsa New Orleans para publikut të vet me 123:114 u mund nga Phoenix Suns. Denver-it, nuk I ndihmoi as paraqitja e mirë e Nikola Jokiç dhe në transfertë me 127:126 u mund nga Orlando Magic. Jokiç ndeshjen e përfundoi me 'triple-double', me 34 pikë, 21 kërcime e 12 asistime.
