Sportet E Tjera
Nis turneu “Katër kërcimoret”, slloveni Prevc favorit për të fituar edicionin e 74-tër
28.12.2025 17:35
Me kualifikimet e së dielës në Oberstdorf...

Me kualifikimet e së dielës në Oberstdorf, ka nisur edicioni ii 74-tër i turneut të njohur “Katër kërcimoret”, që është maja e garave në fluturim me ski. Vitin e kaluar gara për titullin prestigjioz “shqiponja e artë” ishte transferuar në garë mes treshes austriake, ndërsa në fund fitues doli Daniel Tschofenig.
Ai u bë autriaku i parë pas sezonit 2014/15 që kishte marë titullin “shqiponja e artë”. Favorit kryesor për të fituar garën e sivjeme “Katër kërcimoret” është slloveni Domen Prevc,I cili në këtë turneu vjen me 199 pikë epërsi në garat e Kupës së Botës.
Prevc është në një formë të shkeqlyeshme, pasi në tetë garat e fundit ishte në piedestal dhe ka shënuar pesë fitore. Kundërkandiat për serioz mund të jetë I dyti në renditjen e përgjithshme të Kupës së botës Ryoyu Kobayashi.
Japonezi e din shum mirë se si fitohen “Katër kërcimoret”, pasi deri më tani ka fituar tre herë këtë garë, ndërsa të fundit e ka fituar në sezonin 2023/24. Pikërisht japonezi Kobayashi, ishte më I mirë në garatën e fundit.
