Mbi 61% e votave të numëruara në Kosovë, Vetëvendosje thellon epërsinë: VV 50,24%, PDK 20%, LDK 14,16%, AAK 6,57%
28.12.2025 20:57
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka filluar procesimin e rezultateve nga procesi i sotëm zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Nga 61,63% të votave të procesuara deri më tani në platformën e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar 50,24% të votave, PDK e Bedri Hamzës ka 20,00%, LDK e Lumir Abdixhikut 14,16% dhe AAK e Ramush Haradinajt, 6,57%.
