Kosovë, mbi 98% e votave të numëruara, VV 49,42%, PDK 21,06%, LDK 13,61, AAK 5,70%

28.12.2025 23:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë....

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po vazhdon procesimin e rezultateve nga procesi i sotëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Në 98,90% të kutive të procesuara deri tani në platformën e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49,42% të votave apo 429.775 vota, PDK ka 21,06% apo 183,131 vota, LDK 13,61% apo 118,398 vota dhe AAK 5,70% apo 49,538 vota.
 
Pjesëmarrja në zgjedhje sipas përditësimit të fundit në KQZ është 44.99 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.
 
Procesi zgjedhor u zhvillua në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.
 
Në garë për të zënë një vend në Kuvendin e Kosovës ishin gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike që garuan në këto zgjedhje.