Botë

Tramp: Plani i paqes do të sjellë përfitime ekonomike për Ukrainën

29.12.2025 11:57

Donald Tramp tha se mund të ketë “përfitime të mëdha ekonomike” për Ukrainën...

Donald Tramp tha se mund të ketë “përfitime të mëdha ekonomike” për Ukrainën si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.
 
Presidenti amerikan po fliste pasi priti Volodimir Zelenskin në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago.
 
“Ka përfitime të mëdha ekonomike për Ukrainën sepse, e dini, ka shumë punë për të rindërtuar. Ka shumë pasuri për t’u pasur dhe ata kanë pasuri të madhe, potencialisht pasuri të madhe. Ata duan të fillojnë. Ka një përfitim të madh ekonomik për Ukrainën.”, theksoi ai.
 
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka shpalosur variantin më të fundit për një marrëveshje paqeje, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila synon t’i japë fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës. Zelenski paraqiti një plan me 20 pika, i përpiluar gjatë javëve të fundit nga negociatorë nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe vendet evropiane. Drafti thekson një marrëveshje të plotë dhe të pakushtëzuar “joagresore” midis Rusisë dhe Ukrainës, megjithëse çështje të pazgjidhura, si kontrolli territorial mbi Ukrainën lindore dhe fati i centralit bërthamor të Zaporizhjas, objekti më i madh i energjisë bërthamore në Evropë, mbeten ende të ndërlikuara.