Ekonomi
Rriten çmimet e derivateve të naftës
29.12.2025 13:37
KRrE solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) ka miratuar vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,23% krahasuar me vendimin e datës 22.12.2025.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL-it (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,042 denarë për kilogram.
Nga data 30.12.2025, prej orës 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- - Benzinë motori - EUROSUPER BS-95: 70,50 denarë/litër
- - Benzinë motori - EUROSUPER BS-98: 72,50 denarë/litër
- - Naftë motori - EURODIZEL BS (D-E V): 65,00 denarë/litër
- - Vaj për djegie - ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1): 64,00 denarë/litër
- - Mazut М-1 SU: 33,649 denarë/kilogram
