LSDM, dyshime për keqpërdorim financiar në ShA Posta
Lidhja Social Demokrate...

Lidhja Social Demokrate shpalos keqpërdorim financiar përmes tenderit për shërbime higjiene në Postat e Maqedonisë. Sipas sinjalizuesit të punësuar te ShA Posta, përmes kontratës me firmën ShPK “BS Klining” dyshohet se po "pompohen" rreth 25.000 euro në muaj ose 300.000 euro në vit, para të qytetarëve.
Në letrën dërguar LSDM-së i punësuari në postë deklaron se vazhdimisht mungojnë 14 pastrues në të gjitha degët postare, ndërkohë që pagesat bëhen sikurse të ishte numri i plotë i punëtorëve dhe orari i plotë i punës.
“Mungojnë 14 pastrues/e, që do të thotë mbi 560.000 denarë në muaj. Pastruesit ekzistues, 25 - 26 gjithsej, punojnë vetëm 50% të kohës, që janë edhe 550.000 denarë të tjera. Së bashku me detyrimet e tjera, edhe 200.000 denarë, arrijmë në pothuajse 25.000 euro në muaj. Kjo është 300.000 euro në vit! Ja skema, ja korrupsioni. Si mbulohet kjo? Sipas letrës së punonjësit të Postës, me nënshkrimin e ditarëve të rremë për pastruesit plotësisht të munguar dhe me raporte të rreme për pastrime gjenerale të realizuara, të cilat në fakt nuk realizohen fare, ndërsa punonjësit punojnë në papastërti dhe kushte nën standarde.”, - deklaroi Sasha Dimitrijeviq nga LSDM.
LSDM kërkon që Prokuroria Publike të hapë hetim për këto dyshime se në xhepat e kujt përfundojnë këto para dhe kush do të mbajë përgjegjësi. (Florije Kamberi, TVM2)
