Gara për Gostivarin, Limani: Tre projekte të mëdha infrastrukturore
Kandidati për kryetar të Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani...

Kandidati për kryetar të Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, premton se nëse merr mandatin për kryetar komune më 11 janar, do të realizojë tre projekte të mëdha infrastrukturore, siç janë ura e re tek gjykata, hapjen e bulevardit dhe parkingun nëntokësor në afërsi të komunës.
“Urë e re tek gjykata me katër korsi për vetura, me dy korsi për biçikleta dhe dy korsi për këmbësorë. Gjithashtu në bashkëpunim me qytetarët të cilët kanë disa objekte në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”, do të negociojmë që të hapet bulevardi i cili është arteria kryesore e qytetit dhe kemi parkingun nëntokësor afër godinës së Komunës së Gostivarit.”, - deklaroi kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.
Po ashtu Limani thotë se do të angazhohet edhe për fillimin e realizimit të projektit të sheshit, që parasheh nënkalime dhe parkim nëntokësor, por i njëjti nuk do të mund të realizohet brenda një mandati, pasi ka një kosto të lartë. (Gyltene Sinani, TVM2)
