Gara për Gostivarin, Bejta: Projektet në konsultim me qytetarët
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta...

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, premton se nëse merr mandatin për ta drejtuar Gostivarin në katër vitet e ardhshme do të realizojë projekte të shumta me përkrahjen e Qeverisë, ku do të jenë të përfshira kërkesat e qytetarëve.
Bejta thotë se sapo të marrë mandatin, do të nisë me rregullimin e rrugëve në lagjet dhe fshatrat e kësaj komune.
“Unë nuk shkëputem nga qytetarët e mi. Do të jem në çdo fshat dhe në çdo lagje. Në komunikim me qytetarët e mi do të realizojmë projekte, të cilat ata kanë nevojë. P.sh. projekti më kryesor që ma kanë thënë qytetarët, që në ditët e para do ta bëjmë, do t’i rregullojmë rrugët dhe nuk do të ketë më gropa as nëpër lagjet e qytetit, as nëpër fshatra.”, - deklaroi kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta. (Gyltene Sinani, TVM2)
Bejta thotë se edhe për realizimin e projekteve tjera, fillimisht do të konsultohen qytetarët dhe më pas në bazë të kërkesave të tyre do të bëhen investimet për projekte të caktuara.
