Përgatitjet për “EURO 2026”, Maqedonia humbi kontrolluesen me Kroacinë

29.12.2025 16:16

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, në ndeshjen e parë kontrolluese, para nisjes së “Euro2026”  ka pësuar disfatë. Këta në Porec me 26:23 i mundi Kroacia. Kroatët në të dyja pjesët e lojës dominuan. Në fillim të pjesës së dytë bënë epërsinë prej +5 gola.

Më i spikatur në këtë ndeshje ishte Filip Kuzmanovski, i cili takimin e përfundoi me 7 gola. Hendbollist i këtij takimi ishte gardiani kroat Dino Slaviç, që pati 15 pritje, ndërsa portieri i Maqedonisë, Nikolla Mitrevski, pati 11 pritje.

Përfaqësuesja e vendit në hendboll pas fetsave të vitit të ri do rigrumbullohet në Shkup, ndërsa nga 8-10 janar, do mer pjesë në një turne në Zvicër.

Këtu do ti luajë tri ndeshje dhe më pas do transferohet në Herning, qytet në të cilin do ti luajë ndeshjet e “EURO 2026”.