Maqedoni

Zgjedhjet e përsëritura për kryetar, garë edhe në Vrapçisht dhe Qendër Zhupë

29.12.2025 16:24

Fushatën për kryetar komune e kanë vazhduar edhe dy kandidatët për kryetarë të Komunës së Vrapçishtit....

Fushatën për kryetar komune e kanë vazhduar edhe dy kandidatët për kryetarë të Komunës së Vrapçishtit.
 
Kandidati i AKI-së për kryetarë të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, mbrëmë ka mbajtur takim me banorët e Negotinës. Mbështetja dhe besimi i qytetarëve të Negotinës janë garancia e fitores sonë të përbashkët, ka thënë Shabani.
 
Ndërkohë kandidati i pavarur i mbështetur nga VLEN-i dhe ASh-ja e Ziadin Selës, Zulhajrat Demiri, ka hapur shtabin lokal në fshatin Vrapçisht. Në çdo vendbanim po gjejmë përkrahje të fuqishme për ndryshim dhe zhvillim të Vrapçishtit, ka thënë Demiri. 
 
Më 11 janar ulësen e kryetarit të komunës e synon edhe Arijan Ibraim nga Partia Demokratike Turke, i cili është kandidat i vetëm për kryetar të Komunës Qendër Zhupë.