Interi e mbyll vitin 2025 në vend të parë

29.12.2025 16:28

Në Bergamo u zhvillua një sfidë shumë e bukur...

Në Bergamo u zhvillua një sfidë shumë e bukur, me raste për shënim nga dy ekipet. Thuram gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 35-ët, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

Nuk ndodh shpesh, por një gafë e Gjimshitit i dhuroi Inter një 3-pikësh të artë në transfertë përballë Atalanta-s, një sukses 0-1 që mban zikaltërit në krye të Serie A në kuotën e 36 pikëve, plus 1 në raport me Milan.

Kapiteni kuqezi u rikuperua në kohë rekord, por për fat të keq rikthimi i tij në fushë nuk i shërbeu Atalantës.

Atalanta kishte shansin të shmangte këtë humbje, por Samardzic i vetëm përballë Sommer gjuajti keq duke shpërdoruar një rast të pastër. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Inter që feston për këtë fitore të madhe.